Ndërlidhjet

Erdogan e kritikon Putinin


Lideri turk, Erdogan së bashku me homologun rus, Vladimir Putin
Lideri turk, Erdogan së bashku me homologun rus, Vladimir Putin

Presidenti turk, Rexhep Erdogan ka thënë sot se Rusia duhet fillimisht të llogarisë veprimet e saj në Ukrainë dhe gadishullin e Krimesë para se ta quaj gjenocid vrasjen e armenëve nga Perandoria Osmane në vitin 1915.

Lajmi është publikuar nga agjencia e lajmeve, Reuters.

“Nuk është hera e parë që Rusia e ka përdorur fjalën gjenocid në këtë çështje. Unë personalisht ndjehem keq që Putini e ka bërë këtë hap. Ajo që po ndodhë në Ukrainë dhe Krime është e qartë. Ata fillimisht duhet të sqarojnë këto veprime para se ta përmendin gjenocidin”, citohet të ketë thënë Erdogan gjatë një konference me gazetarë në Ankara.

XS
SM
MD
LG