Së paku 19 persona janë vrarë në tre sulme me bomba në Bagdad.
Sulmi më i përgjakshëm ka ndodhur në qarkun Mansour në pjesën perëndimore të Bagdadit, ku së paku 10 persona janë vrarë dhe 27 të tjerë janë plagosur.
Së paku 20 vetura janë përfshirë nga zjarri i shkaktuar prej shpërthimit, që gjithashtu ka dëmtuar dyqanet dhe restaurantet.
Policia ka thënë se edhe katër fëmijë janë në mesin e të plagosurve.
Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet.