Ndërlidhjet

Irak: Kurdët i arrestuan disa militantë të IS-it


Pamje nga ajri i qytetit Irabil në Irak
Pamje nga ajri i qytetit Irabil në Irak

Autoritetet kurde në pjesën veriore të Irakut thonë se i kanë arrestuar pjesëtarët e një celule të dyshuar të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), për të cilët ata thonë se janë përgjegjës për sulmin aktual me bombë në Konsullatën e Shteteve të Bashkuara, në pjesën veriore të Irakut.

Në kumtesën e djeshme, autoritetet krude thanë se pesë anëtarët e kësaj celule ishin në kontakt me grupin militant gjatë disa muajve të kaluar, dhe kishin planifikuar sulm me bombë në kryeqytetin rajonal kurd, Irbil, me ç’rast ishin vrarë tre njerëz dhe plagosur pesë të tjerë.

Asnjë shtats amerikan nuk është vrarë e as lënduar, ndërsa konsullata nuk është dëmtuar.

Përgjegjësinë për këtë sulm e pat marrë grupi militant, Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG