Ndërlidhjet

Nepal: Përleshje e policisë me turmën në kryeqytet


Pamje nga përpjekjet e kërkim-shpëtimit në Nepal pas tërmetit shkatërrues
Pamje nga përpjekjet e kërkim-shpëtimit në Nepal pas tërmetit shkatërrues

Agjencia AFP raporton se sot në kryeqytetin Katmandu të Nepalit kanë shpërthyer përleshje ndërmjet policisë speciale dhe të mbijetuarve të tërmetit, të cilët synonin me çdo kusht të largoheshin nga qyteti i shkatërruar.

AFP rapoprtoi se njerëzit që dëshironin të largoheshin ishin zemëruar për shkak të problemeve me autobusët në stacionin kryesor, afër parlamentit kombëtar.

Zyrtarët kanë konfirmuar se nga tërmeti i 25 prillit kanë humbur jetëm më se 5 mijë vetë dhe plagosur më se 8 mijë të tjerë.

Ky ishte tërmeti më i fuqishëm për më tepër se 80 vite në Nepal.

XS
SM
MD
LG