Ndërlidhjet

Gjendet trupi i pajetë i Sead Alushit


Ura Ibër, Mitrovicë
Ura Ibër, Mitrovicë

Forca e Sigurisë e Kosovës ka njoftuar se ekipi i kërkim-shpëtimit në ujëra i Regjimentit të Mbrojtjes Civile ka gjetur dje trupin e pajetë të Sead Alushit, 17 vjeç, nga fshati Suhadoll i Mitrovicës.

Seadi, më 10 prill, 2015, teksa po tentonte ta kalonte lumin Ibër, është mbytur.

“Gjatë 19 ditëve të kërkimit, FSK-ja kishte angazhuar çdo ditë një ekip profesionistësh në ujëra prej 17 deri 40 pjesëtarësh (varësisht prej rrethanave) me 4 automjete, dy barka, si dhe pajisje specialistike për kërkim-shpëtim në ujëra. Ekipi i specializuar i FSK-së në ujëra, trupin e pajetë të Sead Alushit e ka gjetur në lumin Ibër, në vendin Rudare të Zveçanit, rreth orës 13.00, ndërsa më pastaj është bërë identifikimi i tij nga ekipi i mjekësisë ligjore”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

XS
SM
MD
LG