Ndërlidhjet

BE ndihmon luftën kundër terrorizmit në Ballkan


Bruksel
Bruksel

Bashkimi Evropian ka dënuar sot sërish sulmin terrorist në Zvornik të Bosnjes dhe ka paralajmëruar mbështetje financiare dhe logjistike, në vlerë prej 10 milionë eurosh, për lufimin e terrorizmit në Ballkanin Perëndimor, si dhe në vendet e Afrikës së Veriut dhe Lindjes së Mesme.

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, ka thënë se BE-ja pret hetim të plotë të sulmit terrorist në Zvornik dhe se ajo është e gatshme për të ndihmuar, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Një polic është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në sulmin e së hënës.

Sulmuesi, i identifikuar si Nerdin Ibriq, është vrarë po ashtu nga policia.

XS
SM
MD
LG