Ndërlidhjet

Të enjten nis hartimi i marrëveshjes me Iranin


Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, ka thënë se negociatorët nga Teherani dhe gjashtë fuqitë botërore do të nisin të enjten hartimin e marrëveshjes përfundimtare për programin bërthamor të Republikës Islamike.

Ai ka thënë se takimi në Nju Jork do të mbledhë ministrat e Jashtëm dhe zëvendësat e tyre nga Irani dhe i ashtuquajturi grupi P5+1, që përfshin Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Francën, Rusinë, Kinën dhe Gjermaninë.

Zarif i ka bërë këto komente në Nju Jork, ku po ndjek një konferencë të rishikimit të Traktatit për Mospërhapjen Bërthamore, të vitit 1970.

Zarif ka thënë se Teherani do që të arrijë marrëveshje të përhershme me grupin P5+1 para afatit të 30 qershorit.

Palët kanë arritur më 2 prill marrëveshjen kornizë, sipas së cilës, Irani do të frenojë aktivitetin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG