Ndërlidhjet

Ban dënon ekzekutimet në Indonezi


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka shprehur “keqardhje të thellë” për ekzekutimin e tetë personave në Indonezi, për kontrabandë me drogë.

Shtatë shtetasit e huaj dhe një indonezian janë ekzekutuar me pushkatim të mërkurëën.

Ekzekutimet kanë shkaktuar zemërim ndërkombëtar.

Ban ka thënë përmes një deklarate se ndëshkimi me vdekje “nuk ka vend në shekullin 21”.

Indonezia ka mbrojtur veprimet e saj duke thënë se janë pjesë e “luftës kundër drogës”.

“Ekzekutimi nuk është një gjë e këndshme, por duhet ta bëjmë atë për të shpëtuar vendin nga rreziku i drogës", ka thënë Prokurori i Përgjithshëm i Indonezisë.

XS
SM
MD
LG