Ndërlidhjet

Vietnami shënon 40-vjetorin e fundit të luftës


Vietnam
Vietnam

Vietnami ka shënuar sot 40-vjetorin e fundit të luftës, e cila ka sjellë vendin nën regjimin komunist.

Rreth 6,000 ushtarë dhe civilë kanë parakaluar nëpër rrugët e kryeqytetit Ho Chi Minh, duke bartur parulla të kuqe me mbishrimet: Rroftë Partia e Lavdishme Komuniste e Vietnamit.

Më 30 prill të vitit 1975, trupat komuniste nga Vietnami Verior kanë kapur qytetin - në atë kohë i quajtur Saigon - i cili ka qenë kryeqytet i Vietnamit Jugor, të mbështetur nga SHBA-ja.

Së paku tre milionë vietnamezë janë vrarë, përfshirë 250,000 trupa të Vietnamit Jugor, gjatë konfliktit që ka zgjatur me dekada.

Së paku 58,000 ushtarë amerikanë po ashtu janë vrarë.

Që nga viti 1975, Vietnami ka përqafuar kapitalizmin e tregut, gjë që ka ndikuar në prosperitetin e tij.

Por, vendi vazhdon të jetë shtet njëpartiak, që nuk lejon mospajtimet politik dhe shtyp mediat.

XS
SM
MD
LG