Ndërlidhjet

BE kërkon që të luftohet korrupsioni në Afganistan


Afganistan
Afganistan

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Qeverisë së Afganistanit që të luftojë korrupsionin në vend.

Franz-Michael Skjold Mellbin, përfaqësues special i BE-së në Afganistan, ka thënë se ky vend ka shënuar “fillim të mirë” duke rihapur hetimet për mashtrim në Bankën e Kabulit, një rast ky prej 900 milionë dollarësh që ka rrënuar bankën më të madhe të vendit.

Por, Mellbin ka thënë se Kabuli duhet të marrë tani “hapa specifikë për të siguruar rënien e shkallës së korrupsionit”.

Melbin ka thënë se korrupsioni në Afganistan “vjen nga lart” dhe se Kabuli duhet ta luftojë këtë dukuri “nga lart”.

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, ka premtuar se do të luftojë korrupsionin, por kritikët vënë në dyshim kapacitetet e tij për të goditur elitën e fuqishme, të implikuar në skandale të korrupsionit.

XS
SM
MD
LG