Ndërlidhjet

Austri: Miliarderi ukrainas nuk ekstradohet në SHBA


Dmytro Firtash
Dmytro Firtash

Një gjykatë në Austri e ka hedhur poshtë kërkesën amerikane për ekstradimin e një miliarderi ukrainas në SHBA ku do të duhet të përballet me akuzën për korrupsion.

Industrialisti miliarder ukrainas, Dmytro Firtash, ka hedhur poshtë akuzat për ryshfet dhe pastrim parash derisa një gjykatë austriake e ka përmbyllur procesin gjyqësor për ekstradimin e mundshëm të tij në SHBA.

Në Amerikë, Firtash akuzohet për korrupsion.

Firtash i ka thënë gjykatës në Vjenë që akuzat se ai ka bërë përpjekje që të korruptojë zyrtarët e qeverisë indiane janë “tërësisht të pavërteta”.

Në vitin 2013, një gjykatë në SHBA e ka akuzuar Firtashin, së bashku me disa pjesëtarë të parlamentit Indian me dyshimin se iu kanë dhënë ryshfet pjesëtarëve të qeverisë indiane që të hapet mundësia e shfrytëzimit të mineraleve.

49 vjecari, Firtash është arrestuar vitin e kaluar në Vjenë me kërkesë të autoriteteve amerikane, të cilët kanë qenë duke e hetuar atë prej vitit 2006.

Ai ishte liruar nga paraburgimi në mars të vitit të kaluar pasi kishte paguar kaucion në vlerë prej 125 milionë dollarëve.

Biznesi i Firtashit që përfshinë tregtinë me gaz me kemikale ka lulëzuar gjatë regjimit të ish presidentit, Viktor Yanukovych.

XS
SM
MD
LG