Ndërlidhjet

Kremlini e hedh poshtë pretendimin ukrainas për paqeruajtës


Ilustrim
Ilustrim

Kremlini e ka hedhur poshtë pretendimin ukrainas se presidenti rus, Vladimir Putin është pajtuar që me vendosjen e një misioni paqeruajtës ndërkombëtar në Ukrainën lindore, ku forcat qeveritare po luftojnë kundër separatistëve pro rusë.

Një komunikatë e mbrëmshme e presidencës së Ukrainës thoshte se Putini e ka pranuar mundësinë e vendosjes së një kontigjenti paqeruajtës në rajonin e Donbasit.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov iu ka thënë gazetarëve në Moskë se është “tërësisht e gabuar” të ngritet çështja e paqeruajtësve derisa të gjitha provizionet e armëpushimit të shkurtit të plotësohen.

Ai megjithatë ka thënë se Rusia asnjëherë nuk e ka hedhur poshtë nocionin e vendosjes së paqeruajtësve.

XS
SM
MD
LG