Ndërlidhjet

1,000 evropianë “të zhdukur” në Nepal


Nepal
Nepal

Zyrtarët janë duke bërë përpjekje për të gjetur 1,000 shtetas të Bashkimit Evropian në Nepal, gjashtë ditë pas tërmetit shkatërrues, i cili ka vrarë mbi 6,000 njerëz.

Një zyrtar i BE-së ka thënë se shumica e tyre besohet se mund të jenë në Everest ose rajonet e largëta të Langtangut.

Shumica besohet se janë gjallë, por të izoluar.

Fati i mijëra shtetasve të Nepalit në komunitetet e largëta mbetet po ashtu i panjohur.

Nepali ka bërë thirrje për më shumë ndihma humanitare.

Kombet e Bashkuara thonë se tetë milionë njerëz janë prekur nga tërmeti i 25 prillit.

XS
SM
MD
LG