Ndërlidhjet

SHBA: Po shqyrtohen pretendimet për vrasje të civilëve në Siri


Ilustrim
Ilustrim

Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha mbrëmë se po i shqyrton pretendimet e një grupi monitorues, se së paku 52 civilë janë vrarë gjatë sulmeve ajrore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, në provincën veriore Alepo, në Siri.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, më 1 maj ka raportuar se nga sulmet ajrore gabimisht janë marrë në shënjestër civilët në një fshat në brigjet perëndimore të lumit Eurfrat, duke i vrarë pjesëtarët e së paku 6 familjeve.

Ky grup tha se së paku 13 vetë ende konsiderohen të zhdukur.

Por, ky raport nuk mund të konfirmohet në mënyrë të pavarur.

Forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara po ndërmarrin pothuajse sulme ajrore të çdoditshme kundër ekstremistëve të grupit, Shteti Islamik, në Siri dhe Irak.

Prej fillimit të sulmeve ajrore, më 23 shtator të vitit të kaluar e deri më 1 maj të këtij viti, janë vrarë së paku 66 civilë në Siri, pa i llogaritur viktimat e fundit.

Gjatë fushatës së sulmeve ajrore janë vrarë afro 2 mijë luftëtarë të grupit ekstremist, Shteti Islamik, thotë Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër.

XS
SM
MD
LG