Ndërlidhjet

Itali: Janë shpëtuar mijëra imigrantë në det


Ilustrim
Ilustrim

Afro 3,900 imigrantë janë shpëtuar nga anijet afër bregdetit të Libisë dje dhe sot herët në mëngjes, ka njoftuar Roja Bregdetare e Italisë.

Një zëdhënës i kësaj roje tha se gjatë ditës priten më tepër operacione të shpëtimit.

Të gjithë personat janë dërguar në Itali. Kombësia e tyre ende nuk është përcaktuar.

Autoritetet italiane thanë se dje janë ndërmarrë 17 operacione të ndryshme të shpëtimit, pasi trafikantët e kishin shfrytëzuar motin e nxehtë dhe detin e qetë për t’i lëvizur imigrantët nga Afrika.

Së paku 1,750 njerëz kanë humbur jetën këtë vit duke u përpjekur për ta kaluar Mesdheun.

Vlerësohet se 800 imigrantë janë fundosur muajin e kaluar, kur anija e tyre ishte përmbysur afër ujërave të Libisë.

Në një takim urgjent lidhur me këtë krizë të imigrantëve, liderët e Bashkimit Evropian thanë se ata do t’i shtojnë fondet për operacionet e shpëtimit, që udhëhiqen nga Agjencia kufitare e BE-së, Frontex.

XS
SM
MD
LG