Ndërlidhjet

Kerry e dënon “histerinë” lidhur me marrëveshjen me Iranin


John Kerry
John Kerry

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, e ka dënuar atë që e ka cilësuar si “histeri” lidhur me marrëveshjen atomike, për të cilën po zhvillohen diskutime ndërmjet fuqive botërore dhe Iranit, për aktivitetet kundërthënëse atomike të tij.

“Ka shumë histeri lidhur me këtë marrëveshje”, i tha Kerry kanalit privat izraelit, Channel 10 Television.

Pjesë nga kjo intervistë janë transmetuar dje, ndërsa intervista e plotë transmetohet sot.

Zoti Kerry tha se marrëveshja finale siguron qasje të pakufizuar në kapacitetet atomike iraniane.

“Ne do t’i kemi inspektorët atje për çdo ditë”, tha Kerry, duke theksuar se “kjo nuk është marrëveshje 10 vjeçare, por për gjithmonë”.

Muajin e kaluar, Irani dhe gjashtë fuqitë botërore arritën një marrëveshje kornizë.

Afati i fundit për arritjen e marrëveshjes gjithpërfshirëse atomike, me të cilën do të kufizohet programi atomik iranian, në këmbim për lehtësim të sanksioneve ndërkombëtare ekonomike, është 30 qershori.

XS
SM
MD
LG