Ndërlidhjet

S’ka marrëveshje në bisedimet për armëpushim në Afganistan


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarët e qeverisë afgane dhe talibanët kanë mbajtur bisedime për dy ditë në Doha të Katarit.

Pas përfundimit të këtyre bisedimeve me dyer të mbyllura, janë dhënë pak detaje.

Një prej pjesëmarrësve nga pala e talibanëve i ka thënë Reutersit me telefon se tetë pjesëtarë të delegacionit të tyre, kanë mbajtur bisedime direkte me zyrtarët afganë.

Ai ka thënë se dy të palët kanë diskutuar për një armëpushim të mundshëm, por ka pasur mospajtim rreth pranisë së trupave amerikane në këtë vend.

Talibanët kanë thënë se ata nuk do i ndalojnë luftimet derisa të gjitha forcat e huaja largohen nga Afganistani.

Delegacioni qeveritar ka thënë se shumica e luftetarëve të huaj janë larguar dhe se kanë mbetur vetëm trajnerët e ushtrisë afgane, të cilët gjithashtu do të largohen nëse talibanët i ndalojnë luftimet.

Takimi i ardhshëm thuhet se mund të mbahet muajin e ardhshëm në Emiratet e Bashkuara Arabe.

XS
SM
MD
LG