Ndërlidhjet

ABC News: Identifikohet një nga sulmuesit në Teksas


Ilustrim
Ilustrim

Elton Simpson mund të jetë një nga dy personat që e kryen sulmin e mbrëmshëm ndaj ekspozitës dhe garës me karikaturat e profetit Mumahed në shtetin amerikan të Teksasit.

Kjo është raportuar nga ABC News duke cituar një zyrtar të lartë të FBI-së i cili ka folur në kushte anonimiteti.

Simpson, me prejardhje nga Arizona, ka qenë edhe më parë cak i hetimeve për terrorizëm.

Ai së bashku me një person tjetër janë vrarë nga forcat policore.

Sulmi i së dielës mbrëma është bërë në një objekt në periferi të Dallasit ku mbahej një ekspozitë me karikatura të Muhamedit që myslimanët e konsiderojnë profet.

Agjentët e FBI-së dhe ata të çminimit të mjeteve shpërthyese e kanë kontrolluar shtëpinë e tij në Phoenix gjatë natës, raporton më tej ABC.

XS
SM
MD
LG