Ndërlidhjet

SHBA: PEN-i amerikan e nderon gazetaren e burgosur


Khadija Ismayilova
Khadija Ismayilova

Gazetarja investigative, Khadija Ismayilova, e burgosur në Azerbajxhan, pritet që gjatë ditës së sotme të nderohet me çmimin për liri të mediave nga PEN Qendra Amerikane.

Ky grup joqeveritar, që e mbështet lirinë e shprehjes, e ka lavdëruar gazetaren Ismayilova për raportimin e saj të thellë për korrupsionin zyrtar në Azerbajxhan.

Gazetarja Ismayilova, që ishte edhe kontribuese për Radion Evropa e Lirë, tashmë është nderuar nga grupet e tjera të lirisë së shtypit, për paraqitjen e korrupsionit në nivelet më të larta në Azerbajxhan.

Në fund të muajit të kaluar, ajo është shpërblyer me çmimin e Klubit Kombëtar Suedez të Lirisë së të Shprehurit, që e përkujton gazetaren e vrarë ruse, Anna Politkovskaya.

Gazetarja Ismayilova është arrestuar më 5 dhjetor lidhur me akuza se e kishte nxitur një person që të bëjë vetëvrasje.

Në muajin shkurt, kundër saj janë paraqitur edhe akuza të reja, për dyshime për fshehje të taksave, aktivitete ilegale biznesore dhe keqpërdorim të detyrës.

Ajo i ka hedhur poshtë këto akuza dhe thotë se ato janë të motivuara politikisht.

Burgosja e saj gjërësisht është dënuar nga grupet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, dhe është parë si pjesë e fushatës së qeverisë së presidentit, Ilham Aliyev, për t’i heshtur ata që mendojnë ndryshe.

XS
SM
MD
LG