Ndërlidhjet

Pakistani e akuzon Indinë për “nxitje të terrorizmit”


Ilustrim
Ilustrim

Ushtria pakistaneze e ka akuzuar agjencinë kryesore të inteligjencës së Indisë, Krahun për Analiza dhe Kërkime (RAW), për “nxitjen e terrorizmit në Pakistan”.

Akuza është bërë pas një takimi të 5 majit të komandantëve kryesor të ushrisë pakistaneze në Raualpindi.

Konferenca e ka për qëllim që të rishikojë ofenzivën në vazhdim të Pakistanit kundër militantëve në rajonin fisnor përgjatë kufirit me Afganistanin.

Një komunikatë e ushtrisë pas takimit thotë se komandantët e kanë marrë seriozisht “përfshirjen e RAW në nxitjen e terrorizmit në Pakistan”.

India hedh poshtë akuzat për ndërhyrje në Pakitan, ndërsa e akuzon këtë shtet për përkrahjen e militantëve që kryejnë sulme në Indi dhe luftojnë në rajonin e Kashmirit që administrohet nga India.

India gjithashtu e ka akuzuar Pakistanin për përkrahje të talebanëve në Afganistan.

Pakistani i ka hedhur poshtë këto akuza.

XS
SM
MD
LG