Ndërlidhjet

OSBE: Legjislacioni i ri francez, kërcënim për gazetarët


Dunja Mijatoviq
Dunja Mijatoviq

Përfaqësuesja e OSBE-së për lirinë e mediave, Dunja Mijatoviq, sot ka kërkuar që ligjëvënësit francezë t’i rishqyrtojnë dispozitat në legjislacionin e propozuar për zgjërim të mbikëqyrjes, që dje është miratuar në Asamblenë Kombëtare të Francës dhe është dërguar në Senat për debat të mëtejshëm.

“Nëse mbështeten, këto praktika do të kenë ndikim në të drejtën e gazetarëve për ta mbrojtur konfidencialitetin e burimit të punës së tyre të përgjithshme”, tha Dunja Mijatoviq, dhe ka shtuar se “nëse konfidencialiteti i burimit nuk mbrohet brenda ambientit të besueshëm të komunikimit, e drejta e gazetarëve për të kërkuar dhe marrë informacione të interesit publik, do të rrezikohet seriozisht”.

Përfaqësuesja Dunja Mijatoviq, më 16 prill i kishte dërguar një letër ministrit të jashtëm të Francës, Laurent Fabius, në të cilën i ka paraqitur shetësimet lidhur me këtë legjislacion, ka njoftuar OSBE-ja.

Ajo, po ashtu, ka theksuar se përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe të komunitetit të biznesit në Francë dhe jashtë ssaj, në numër të madh e kanë ngritur zërin e tyre për mbrojtje të lirive civile.

XS
SM
MD
LG