Ndërlidhjet

Jemeni kërkon ndërhyrjen e trupave tokësore


Jemen
Jemen

Jemeni ka kërkuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara që të ndërhyjë me forca të huaja tokësore në këtë vend, për të zmbrapsur rebelët Huthi, sidomos nga qytetet Aden dhe Taiz.

Rebelët kanë avancuar në të dyja këto zona, pavarësisht sulmeve të koalicionit që udhëheq Arabia Saudite.

Sulmet kanë nisur pasi Jemeni i ka dërguar një letër të nagjshme OKB-së në muajin mars, duke i kërkuar ndihmë ushtarake nga shtetet e Gjirit Arab.

Kërkesa e fundit po ashtu u bën thirrje organizatave humanitare që të dokumentojnë “shkeljet barbare” nga rebelët Huthi.

Letra nga ambasadori i Jemenit në OKB, Khaled Alyemany, përmend incidentin e së mërkurës, kur janë vrarë 32 njerëz, derisa kanë bërë përpjekje të ikin nga Adeni me anije.

XS
SM
MD
LG