Ndërlidhjet

Irak: Luftime të ashpra afër rafinerisë më të madhe të naftës


Ilustrim
Ilustrim

Militantët e Shtetit Islamik kanë nisur sulme të reja sot kundër trupave qeveritare që po mbrojnë rafinerinë më të madhe të Irakut.

Zyrtarë të ushtrisë irakiane kanë thënë se forcat qeveritare janë duke u përballur me një nga betejat më të ashpra pasi militantët e IS-it e kanë nisur një “sulm të madh në mëngjes” në rafinerinë e Baijit, rreth 200 kilomentra në veri të Bagdadit.

Kompleksi i kësaj rafinerie është i rrethuar nga luftetarët e IS-it për muaj të tërë pasi grupi militant në verën e vitit të kaluar kishte marrë nën kontroll pjesë të mëdha të territorit irakian në veri dhe perëndim të vendit.

Rrethimi ishte thyer në pjesën e fundit të vitit 2014, mirëpo luftetarët e IS-it kanë rinisur sulmet gjatë javëve të fundit dhe disa prej tyre kanë arritur të krijojnë pozicione brenda hapësirës së rafinerisë.
Zyrtarët ushtarak irakianë thonë se ata që kanë arritur të depërtojnë brenda rafinerisë kanë krijuar pozicione në ndërtesë.

Zyrtarët irakianë kanë përshkruar luftetarët e Shtetit Islamik brenda hapësirës së Baijit si “luftetarë vetëvrasës të cilët nuk do të largohen derisa të vriten”.

XS
SM
MD
LG