Ndërlidhjet

Sauditët propozojnë armëpushim në Jemen


Ilustrim
Ilustrim

Arabia Saudite e ka propozuar një pauzë humanitare pesë ditore në Jemen të enjtën disa javë pas nisjes së sulmeve dhe luftimeve në këtë shtet.

Mirëpo ministri i jashtëm saudit, Abdel al Jubeir thotë se armëpushimi varet edhe nga rebelët shiit Huthi dhe aleatët e tyre nëse vendosin të lënë armët apo jo.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, duke folur në një konferencë me gazetarë krahas homologut saudit, e ka mirëpritur propozimin dhe ka shtuar se Arabia Saudite e as Shtetet e bashkuara nuk kanë folur për dërgimin e trupave tokësore në Jemen.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka fluturar për Riad më 6 maj për bisedime me liderët saudit dhe ata jemenas rreth konfliktit në përkeqësim e sipër në Jemen.

Derisa Kerry po shpreson për një pauzë në këtë konflikt, luftimet vetëm sa janë intensifikuar.

Forcat e Huthive e kanë forcuar kontrollin në Aden, qytetin kyç port.

XS
SM
MD
LG