Ndërlidhjet

Shkup: Mijëra protestues kërkojnë dorëheqjen e Gruevskit


Pamje nga protesta e sotme në Shkup
Pamje nga protesta e sotme në Shkup

Mijëra protestues sot, për të tretën herë me radhë, janë mbledhur në Shkup, për të protestuar kundër regjimit diktatorial të kryeministrit, Nikolla Gruevski, siç janë shprehur ata.

Meqë, policia nuk ka lejuar që protestuesit t’i afrohen ndërtesës së qeverisë, ata janë nisur drejt ndërtesës së prokurorisë, e pastaj janë ndalur para Kuvendit të Maqedonisë.

Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë së udhëhequr nga Nikolla Gruevski, dhe e kanë mbështetur kërkesën e sotme të liderit opozitar, Zoran Zaev, për hetime të reja për rastin e vdekjes së gazetarit, Nikolla Mlladenov.

Raportohet se protesta po kalon e qetë.

XS
SM
MD
LG