Ndërlidhjet

Anija kozmike ruse u dogj në hapësirë


Pamje nga lansimi i anijes kozmike ruse
Pamje nga lansimi i anijes kozmike ruse

Një raketë furnizuese ruse, e cila ka dështuar të arrijë në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë, ka hyrë përsëri në atmosferën e Tokës dhe është djegur mbi Paqësor, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, ka njoftuar agjencia ruse e gjithësisë, Roscosmos.

Më herët, kjo agjenci tha se vetëm pjesë të vogla të anijes kozmike mund të arrijnë në sipërfaqe të Tokës dhe se çfarëdo mbeturine do të ishte e ngjashme me madhësinë e mbetjeve nga zbritjet normale të planifikuara të objekteve të tjera.

Roscosmos ka thënë se po zhvillon hetime për shkaqet e dështimit të kësaj anijeje kozmike.

XS
SM
MD
LG