Ndërlidhjet

Carter: Filloi stërvitja e grupit sirian për të luftuar kundër IS-it


Ash Carter
Ash Carter

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Ash Carter, tha mbrëmë se trupat amerikane kanë filluar ta stërvisin një grup të vogël, të përbërë prej 90 vetësh, të luftëtarëve sirianë, për të luftuar kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS).

Gjatë një kofnerence për shtyp, sekretari Carter tha se stërvitja e grupit të dytë të luftëtarëve sirianë do të filloj së shpejti.

Më herët, zyrtarët thanë se ushtria e Shteteve të Bashkuara kishte filluar stërvitjen e luftëtarëve sirianë në Jordani dhe së shpejti do ta lansoj një program të ngjashëm në Turqi, ndërsa operacionale do të bëhen edhe terrenet stërvitore në Arabinë Saudite dhe Katar.

Zyrtarët kanë folur në kushte të anonimitetit meqë ata nuk ishin të autorizuar për të diskutuar për stërvitje në mënyrë publike.

Admistrata e presidentit amerikan, Barack Obama, thotë se programet synojnë vetëm për t’i marrë në shënjestër forcat e militantëve të Shtetit Islamik, meqë Shtetet e Bashkuara nuk janë në luftë me Sirinë.

Por, kritikët, përfshirë edhe disa liderë të kryengritësve sirianë, thonë se kjo forcë rrezikon krijimin e ndarjeve dhe nuk mund të ketë sukses pa marrjen direkte në shënjestër të forcave qeveritare të Sirisë.

XS
SM
MD
LG