Ndërlidhjet

Në emër të Khadijas

Më herët gjatë kësaj jave, Khadija Ismayilova, gazetare hulumtuese e Azerbajxhanit dhe bashkëpunëtore e Radios Evropa e Lirë, u shpërblye me çmimin presitigjioz për lirinë e mediave nga PEN Qendra e Amerikës.

Ismayilova e kishte të pamundur të shkonte në New York për të marrë çmimin, sepse ajo po fillon muajin e gjashtë të burgosjes në Baku, e arrestuar nën akuzat se e kishte nxitur një person që të bëjë vetëvrasje. Në muajin shkurt, kundër saj janë paraqitur edhe akuza të reja, për dyshime për fshehje të taksave, aktivitete ilegale biznesore dhe keqpërdorim të detyrës.

Ismayilova dhe organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut thonë se këto akuza janë të motivuara politikisht.

PEN publikoi një seri të karikaturave editoriale për të tërhequr vëmendjen për rastin e Ismayilovas.

XS
SM
MD
LG