Ndërlidhjet

Jep dorëheqje partneri i Cameronit


Nick Clegg
Nick Clegg

Zëvendëskryeministri i Britanisë, Nick Clegg, ka dhënë dorëheqje si lider i Liberal-Demokratëve, pasi partia e tij ka dështuar në zgjedhjet kombëtare.

Partia e tij ka qenë në koalicion me Konservatorët e kryeministrit David Cameron qysh në vitin 2010.

“Rezultatet kanë qenë jashtëzakonisht dërrmuese. Duhet të marr përgjegjësinë, andaj edhe jap dorëheqje si lider i Liberal-Demokratëve”, ka thënë Clegg në një konferencë për media.

Zgjedhjet e përgjithshme në Britani janë mbajtur të enjten.

Konservatorët e Cameronit janë në rrugë drejt fitores.

XS
SM
MD
LG