Ndërlidhjet

SHBA i kërkon Greqisë që të ndjekë projektin jorus të gazit


©Shutterstock
©Shutterstock

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Greqisë që të mbështesin projektin për transportimin e gazit nga Azia Qendrore në Evropë përmes Greqisë.

I dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit për çështje të energjisë, Amos Hochstein, ka thënë se ka diskutuar burimet e energjisë me një numër zyrtarësh grekë gjatë vizitës së tij në Athinë.

Hochstein ka thënë se dy palët “më shumë janë pajtuar sesa nuk janë pajtuar”.

Qeveria e re majtiste e Greqisë ka shprehur interesim për një projekt që mbështetet nga Moska dhe që është quajtur Rrjedha Turke.

Ky projekt do të çonte gazin natyror përmes Detit të Zi në Turqi dhe prej atje në Evropë, potencialisht përmes Greqisë.

Uashingtoni inkurajon tubacionin Trans-Adriatik, i cili do të dërgonte gazin nga Azerbajxhani, përmes Detit Kaspik, në Itali.

XS
SM
MD
LG