Ndërlidhjet

Rusia shënon Ditën e Fitores me paradë masive


Rusia është duke mbajtur paradën e saj më të madhe ushtarake për të shënuar 70-vjetorin e fitores ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Rreth 16,000 trupa janë duke marshuar në Sheshin e Kuq të Moskës, ndërsa armë të reja janë duke u shfaqur për herë të parë.

Mbi 20 krerë shtetesh ndodhen në Moskë, por shumica e liderëve botërorë kanë bojkotuar ngjarjen, për shkak të rolit të Rusisë në krizën në Ukrainë.

Duke iu adresuar tubimit, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka falënderuar aleatët për kontributin e tyre në fitore, duke veçuar Francën, Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara.

Rusia mohon pretendimet e Perëndimit se është duke armatosur rebelët në lindje të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG