Ndërlidhjet

Polonia mban presidencialet


Presidenti i Polonisë, Bronislaw Komorowski.
Presidenti i Polonisë, Bronislaw Komorowski.

Në Poloni po zhvillohet rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale.

Rezultatet pritet të çojnë në balotazh midis presidentit aktual, Bronislaw Komorowski, dhe sfidantit të tij konservator, Andrzej Duda.

Në Poloni, kryeministri ka shumicën e kompetencave, por presidenti ushtron ndikimin e tij si udhëheqës i forcave të armatosura dhe ka po ashtu rol në politikën e jashtme, si dhe fuqinë e vetos së legjislacionit.

Nëse asnjëri nga kandidatët nuk fiton më shumë se 50 për qind të votave sot, rrethi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 24 maj.

XS
SM
MD
LG