Ndërlidhjet

OSBE në Shkup: Rivendosja e sigurisë, e rëndësishme


Ilustrim
Ilustrim

Ushtruesja e detyrës së shefes së misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorja Marianne Berecz, ka shprehur ngushëllime të sinqerta për familjet dhe të dashurit e policëve që kanë humbur jetën në ngjarjet në Kumanovë dhe u ka uruar shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve.

“Rivendosja e sigurisë është e një rëndësie të madhe. Kësaj do t’i shërbejë edhe ofrimi i një shpjegimi të qartë të ngjarjeve, me anë të një hetimi të plotë nga autoritetet përkatëse”, ka thënë Berecz.

Misioni i OSBE-së në Shkup po ashtu u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të ruajnë qetësinë.

Ai ka shprehur gatishmërinë që të mbështesë përpjekjet që synojnë adresimin e situatës me mjete paqësore dhe parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm.

Për ngjarjet në Kumanovë, lexoni këtu.

XS
SM
MD
LG