Ndërlidhjet

Dihen çerekfinalistët e Kupës së Botës në hokej mbi akull


Ilustrim
Ilustrim

Rusia, Republika Çeke dhe Shtetet e Bashkuara kanë avancuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror për këtë vit në hokej mbi akull.

Këto tri shtetet janë kualifikuar pas fitoreve të djeshme në Pragë ku po mbahet ky kampionat.

Çekët e kanë mundur dje Gjermaninë me rezultatin 4 me 2, derisa Rusia e ka mundur Slovakinë në kohë shtesë më rezultat 3 me 2.

Shtetet e Bashkuara kanë avancuar pas fitores së djeshme ndaj Slovenisë më 10 maj.

Kanadaja e ka siguruar gjithashtu kualifikimin në çerekfinale pas gjashtë fitoreve në gjashtë ndeshjet e saj të fundit, përfshirë edhe atë të djeshmën ndaj Zvicrës me rezultat 7 me 2.

Megjithë këtë humbje, Zvicra krahas Suedisë dhe Finlandës gjithashtu e ka siguruar nga një vend në çerekfinale.

Slovakia dhe Bellorusia janë dy vendet që ende duhet të luftojnë për mundësinë e fundit që të kualifikohen në çerekfinale.

Bellorusia do luaj kundër Finlandës sot, dhe një ditë më pas me Norvegjinë, ndërsa Sllovakia do të përballet me SHBA-të më 12 maj.

XS
SM
MD
LG