Ndërlidhjet

Ministrat e eurozonës takohen sot për Greqinë


Kryeministri grek, Alexis Tsipras - Arkiv
Kryeministri grek, Alexis Tsipras - Arkiv

Kryeministri grek, Alexis Tsipras ka thënë se ai shpreson për një deklaratë pozitive sot nga zyrtarët evropianë rreth planit të reformave të Athinës, një ditë para afatit të pagesës së re të kredisë prej 750 milionë euro që ky shtet duhet t’ia kthej Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Ministrat nga 19 vendet anëtare të Eurozonës do të takohen sot në Bruksel për të diskutuar statusin e reformave të Greqisë.

Ministrat e eurozonës që udhëhiqen nga Gjermania, po kërkojnë nga Greqia që të bëjë reforma të thella.

Mirëpo qeveria majtiste e Greqisë, e cila është në pushtet prej janarit, po refuzon që të implementojë masa të ashpra të kursimit.

XS
SM
MD
LG