Ndërlidhjet

Baltimore: Prince merr pjesë në “Rally 4 Peace”


Ilustrim
Ilustrim

Rokeri me famë botërore, Prince ka marrë pjesë mbrëmë në koncertin “Rally 4 Peace” në Baltimore, koncert ky që është mbajtur si përgjigje ndaj vdekjes së një 25 vjeçari nga lëndimet pas arrestimit nga policia.

Ky rast kishte nxitur protesta të dhunshme në Baltimore për disa ditë.

Prince, gjatë prezantimit i ka thënë masës së mbledhur “ne jemi këtu për ju”.

Fituesi i çmimeve, “Grammy”, duke marrë pjesë në koncertin që u mbajt në Royal Farms Arena, së bashku bendin, “3RDEYEGIRL”, ka performuar disa hite të tij, përfshirë edhe një këngë të re, Baltimore që thotë se ia ka kushtuar qytetit në fjalë.

XS
SM
MD
LG