Ndërlidhjet

Bruksel: Kosova e Serbia diskutojnë për energjinë


Pamje e Prishtinës
Pamje e Prishtinës

Në Bruksel vazhdon sot dialogu teknik midis Prishtinës dhe Beogradit.

Në një njoftim për media, Zyra për Komunikim Publik e Qeverisë së Kosovës, bënë të ditur se në këtë takim do të diskutohet për çështjen e energjisë.

Sipas këtij njoftimi, dialogu do të kryesohet nga ministrja për dialog, Edita Tahiri.

“Në Bruksel sot mbahet takimi i radhës për çështjen e energjisë ku pritet të diskutohet lidhur me proceset e zbatimit të marrëveshjes dhe planit aksionar”, thuhet në komunikatën e Zyrës për Komunikim Publik.

XS
SM
MD
LG