Ndërlidhjet

SHBA: Mbrojtja përpiqet ta shpëtoj Tsarnaevin nga dënimi me vdekje


Skicë nga procesi gjyqësor kundër Dzhokhar Tsarnaevit në Boston
Skicë nga procesi gjyqësor kundër Dzhokhar Tsarnaevit në Boston

Avokatët e sulmuesit me bombë në maratonën e Bostonit, Dzhokhar Tsarnaev, i cili është i dënuar, kanë kërkuar pushim në përpjekjet e tyre për ta shpëtuar klientin e vet nga dënimi me vdekje.

Ekipi mbrojtësve i ka thirrë më se 40 dëshmitarë gjatë fazës së përcaktimit të dënimit në procesin kundër Tsaranevit, duke shpresuar se do ta bindin porotën se vëllai i tij më i vjetër Tamerlan, ishte ideolog i komplotit.

Nga dy bombat, që kanë eksploduar në linjën e finishit të maratonës së Bostonit , më 15 prill 2013, janë vrarë tre vetë dhe më se 260 të tjerë janpë plagosur.

Prokurorët kanë argumentuar se Dzhokhar Tsarnaev meriton dënim me vdekje për krimet e tij, derisa mbrojtja thotë se Tsaranev ishte nën ndikimin e fuqishëm të vëllait të tij të radikalizuar, Tamerlan, i cili ishte vrarë gjatë këmbimit të të shtënave me policinë, disa ditë pas sulmit në maratonë.

Procesi do të vazhdoj më 13 maj, me dhënien e argumenteve përfundimtare, pas të cilave porota do të vendos nëse 21 vjeçari, Dzhokhar Tsarnaev, do të dënohet me vdekje ose burgim të përjetshëm.

XS
SM
MD
LG