Ndërlidhjet

Raporti: KE propozon kuota të obligueshme për migrantët


Një raport në gazetën londineze Times thotë se Komisioni Evropian (KE) do të propozoj që 28 anëtarët e Bashkimit Evropian ta ndajnë përgjegjësinë për strehimin e mijëra refugjatëve që po hyjnë në Evropë nga Deti Mesdhe.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Junker, më 13 maj do të propozoj “sistem me kuota të obligueshme për migrantët”, shkruan gazeta Times.

Kombet e Bashkuara thonë se afro 60 mijë njerëz tashmë janë përpjekur ta kalojnë Mesdheun këtë vit, ndërsa më se 1800 vetë kanë humbur jetën në det.

Numri i refugjatëve, që do të dërgohen te vendet anëtare, do të përcaktohet sipas “çelësit të rishpërndarjes” të bazuar në GDP, numrin e popullatës, shkallën e papunësisë dhe numrin e azilkërkuesve të mëparshëm.

Aktualisht, azilkërkuesit janë përgjegjësi e vendit ku ata arrijnë së pari.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, sot në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka kërkuar leje për ta përdorë forcën kundër trafikantëve të njerëzve që operojnë në Libi.

XS
SM
MD
LG