Ndërlidhjet

Senati i SHBA-së kërkon lirimin e amerikanëve nga Irani


Uashington
Uashington

Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar njëzëri një rezolutë, e cila i bën thirrje Iranit që të lirojë tre amerikanë të burgosur dhe të ndihmojë për të gjetur të katërtin.

Ligjvënësit kanë bërë thirrje për lirimin e Saeed Abedinit, Amir Hekmatit dhe Jason Rezaianit, si dhe për bashkëpunim me Qeverinë e SHBA-së për të gjetur dhe kthyer ish-agjentin e FBI-së, Robert Levinson, i cili është zhdukur në Iran tetë vjet më parë.

Lideri i shumicës në Senat, Mitch McConnell, ka thënë se është posaçërisht i shqetësuar për Abedinin, i cili është akuzuar për krim për ndërtimin e një jetimoreje dhe është rrahur dhe mbajtur në izolim.

“Kjo me sa duket është mënyra se si regjimi iranian i trajton ata që guxojnë të tregojnë dashuri dhe dhembshuri për të tjerët”, ka thënë McConnell.

XS
SM
MD
LG