Ndërlidhjet

Së paku 4 të vdekur nga tërmeti në Nepal


Nepal, 12 maj 2015.
Nepal, 12 maj 2015.

Një tërmet i fuqishëm ka goditur sot Nepalin, vetëm pak javë pas tërmetit shkatërrues, që ka vrarë mbi 8,000 persona dhe ka shkatërruar qindra-mijëra shtëpi.

Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka bërë të ditur se tërmeti i ri ka pasur fuqinë prej 7.4 shkallësh të Richterit dhe ka goditur 68 kilometra në perëndim të qytetit Namçe Bazar, pranë Malit Everest.

Një zëdhënës i Organizatës Ndërkombëtare për Migracion ka thënë se katër njerëz janë vrarë në qytetin Çautara.

Dridhje të forta janë ndjerë edhe në kryeqytetin Kathmandu, i cili është dëmtuar keq nga tërmeti i 25 prillit.

XS
SM
MD
LG