Ndërlidhjet

Aksidentohet një helikopter i EULEX-it, një i lënduar


Ilustrim
Ilustrim

Aeroporti i Prishtinës ka njoftuar se një helikopter i misionit evropian pwr sundimin e ligjit, EULEX, është aksidentuar sot rreth orës 15:00 në pistën e këtij aeroporti.

Sipas njoftimit dërguar mediave nga zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara, helikopteri “fluturonte për qëllime trajnuese”.

Njoftimi më tej thotë se një person që ishte pjesë e ekuipazhit është lënduar dhe i njëjti është dërguar menjëherë në spital dhe nuk ka të lënduar të tjerë”.

“Aeroporti është përkohësisht i mbyllur dhe do të aktivizohet pas kthimit të shërbimit të zjarrëfikësve në kategorinë e kërkuar për operime”.

Zëdhënësja Gara ka thënë se “pas përfundimit të hetimeve do të jipen të dhëna shtesë”.

XS
SM
MD
LG