Ndërlidhjet

Afganistani dhe Pakistani me ‘operacione të koordinuara”


Kryeministri pakistanez, Nawaz Sharif së bashku me presidentin afgan, Ashraf Ghani
Kryeministri pakistanez, Nawaz Sharif së bashku me presidentin afgan, Ashraf Ghani

Kryeministri pakistanez, Navaz Sharif, ka thënë se vendi i tij dhe Afganistani pritet të nisin “operacione të koordinuara” kundër militantëve përgjatë kufirit të përbashkët.

Ai i ka bërë këto komente sot gjatë një konference të përbashkët me presidentin afgan, Ashraf Ghani, në Kabul.

Sharif është duke e udhëhequr një delegacion të nivelit të lartë pakistanez gjatë vizitës në Kabul.

Sa i përket bisedimeve në mes të Afganistanit dhe talebanëve, Sharif ka thënë: “Ne jemi të përkushtuar ndaj programit të paqes të Afganistanit dhe Pakistani e siguron Afganistanin për çfarëdo bashkëpunimi”.

Talebanët janë pajtuar për bisedime me Kabulin me kushtin paraprak që kërkon largimin nga Afganistani të të gjithë trupave amerikane të mbetura në Afganistan.

XS
SM
MD
LG