Ndërlidhjet

Një italian infektohet me Ebola


Ilustrim
Ilustrim

Një ndihmës mjek italian që është kthyer në vendin e tij pas një misioni në Sierra Leone është testuar pozitive me virusin, Ebola, ka njoftuar sot ministria e shëndetësisë së Italisë.

Personi në fjalë ka filluar të ndjehet keq mbrëmjen e së dielës, dhe pas kësaj është dërguar në një spital në Sardinia, dy ditë pasi është kthyer nga shteti i Afrikës perëndimore.

Atje, ai ndihmonte pacientët të infektuar me virusin që shpesh përfundon me vdekjen e të infektuarit.

Ai së shpejti do të transferohet për në spitalin kryesor të Romës, ka thënë më tej ministria.

Pacienti tjetër i Italisë me Ebola, që gjithashtu ka punuar në Sierra Leone, është shëruar dhe është liruar nga spitali në muajin janar.

Mbi 11 mijë njerëz kanë vdekur nga Ebola në Sierra Leone dhe vendet fqinjë të saj, Guinea dhe Liberi, prejse ka filluar të përhapet virusi në fjalë në dhjetor të vitit 2013.

XS
SM
MD
LG