Ndërlidhjet

Cameron: Përkushtim për goditje kundër “ekstremistëve islamikë”


David Cameron
David Cameron

Kryeministri britanik, David Cameron, sot do të shpall legjislacion të ri për goditjen e asaj që ai e ka përshkruar si “ideologji helmuese ekstremiste islamike”.

Në takimin e parë të Këshillit për Siguri Kombëtare, prej se ai papritmas shënoi fitore bindëse në zgjedhjet e përgjithshme të javës së kaluar, Cameron tha se do të lëvizë për ndaljen e organizatave ekstremiste, kufizimin e individëve, që synojnë radikalizimin e të rinjëve, dhe për t’i mbyllur kapacitetet ku ekstremistët synojnë ndikimin e të tjerëve, ka njoftuar zyra e zotit Cameron.

Briatnia ishte në qendër të vëmendjes për disa muaj pasi ekzekutuesi i grupit militant, Shteti Islamik, “Jihadi John”, ishte identifikuar si Mohammed Emwazi, nga Londra, dhe raportet se qindra njerëz të rinjë që largohen nga Britania për të luftuar për grupin ekstremist, Shteti Islamik, në Siri.

“Kjo qeveri do ta kthejë faqen në mënyrë të vendosur për dështimin” aktual, pritet të thotë zoti Cameron, sipas paralajmërimeve nga zyra e tij, dhe shton se duhet të pengohet “suksesi i ekstremistëve”.

XS
SM
MD
LG