Aktivistët thonë se militantët e Shtetit Islamik kanë vrarë dhjetëra njerëz në zonat e provincës Homs, që kontrollohen nga ushtria.
Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut njofton se 30 ushtarë të qeverisë dhe 20 militantë të Shtetit Islamik janë vrarë në luftimet në dhe përreth qytetit al-Sukhna.
Qyteti shtrihet në rrugën që çon te provinca lindore Deir Ezzor, një bastion ky i militantëve.
Një burim i ushtrisë ka thënë se trupat siriane u janë përgjigjur sulmeve dhe se janë ende duke luftuar.