Ndërlidhjet

Vuçiq viziton Tiranën më 27 maj


Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se më 27 maj do të vizitojë Tiranën.

Sipas tij, kjo vizitë është e rëndësishme për përmirësimin e marrëdhënieve në rajon.

“Është e rëndësishme që të investojmë në paqen dhe stabilitetin e rajonit, që të mos na ndodhë ajo që ka ndodhur në Kumanovë”, ka thënë Vuçiq, raportojnë mediat serbe.

Vuçiq ka pasur disa përplasje me homologun shqiptar, Edi Rama, i cili gjatë vizitës në Beograd ka deklaruar se pavarësia e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm.

XS
SM
MD
LG