Ndërlidhjet

Tri universitete pavarësohen nga UP-ja


Prishtinë
Prishtinë

Universitetet publike të Gjilanit, Gjakovës dhe Mitrovicës nga sot janë pavarësuar nga Universiteti Publik i Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm, që, sipas tij, manifeston kulturën akademike.

“Decentralizimin e universiteteve të reja publike, ministri e vlerësoi si një projekt sfidues, duke qenë se të gjitha kanë dalë nga Universiteti i Prishtinës, ndërsa tha se tani ka ardhur koha që këto universitete të reja të konsolidohen dhe të pavarësohen dhe ato dalëngadalë të marrin përgjegjësinë edhe për aspektet akademike, menaxheriale dhe financiare”, thuhet në komunikatën për media të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

XS
SM
MD
LG