Ndërlidhjet

NATO dhe Afganistani pajtohen për mision të ri


Antalia, Turqi, 13 maj 2015.
Antalia, Turqi, 13 maj 2015.

Sekrteari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se liderët e Aleancës dhe të Afganistanit janë pajtuar për një prani të përbashkët ushtarake-civile në Afganistan, pasi që misioni aktual i bllokut të përfundojë.

“Kemi marrë një vendim të madh, i cili tregon se mbetemi të angazhuar në Afganistan”, ka thënë Stoltenberg.

Ai i ka bërë këto komente pas një takimi të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Antalia të Turqisë, i cili është ndjekur edhe nga ministri i Jashtëm i Afganistanit, Salahuddin Rabbani.

Stoltenberg ka thënë se numri i pjesëtarëve të misionit të ardhshëm do të jetë më i vogël se personeli aktual prej rreth 12,500 trupash.

XS
SM
MD
LG