Ndërlidhjet

Grushtshtet në Burundi, përmbyset presidenti


Burundi - foto arkivi
Burundi - foto arkivi

Një gjeneral i lartë i Burundit ka njoftuar përmbysjen e presidentit Pierre Nkurunziza, pas disa javësh protesta të dhunshme kundër planeve të presidentit për të vazhduar mandatin e tretë.

“Presidenti Pierre Nkurunziza është larguar nga zyra, qeveria është shpërbërë”, ka thënë gjenerali Godefroid Niyombare në një fjalim në radio.

Ai ka shtuar se është duke punuar me grupet e shoqërisë civile, liderët fetarë dhe politikanët për të formuar qeverinë e tranzicionit.

Njoftimi i Niyombare është bërë vetëm disa orë pasi Nkurunziza është larguar për në Tanzaninë fqinje.

Ai ka shkuar atje për të ndjekur bisedimet me liderët rajonalë, që kanë për qëllim fundin e krizës në vendin e tij.

XS
SM
MD
LG